Makina përplas tre fëmijë që po shkonin në shkollë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një makine ka përplasur tre fëmijë teksa kane qenë duke ecur rrugës për në shkollë.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në Allkaj te Lushnjes, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 24.01.2020 08:00