29 mijë ndërhyrje kirurgjikale? Spahia sulmon Manastirliun: E paditur apo mashtruese?

“Injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!”

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila në facebookun e saj publikoi se në spitalin e Traumës janë kryer 29 mijë urgjenca kirurgjikale.

Të lidhura

None found

Duke kryer një kalkulim të thjeshtë aritmetik Spahia pohon se sipas ministres janë kryer 161 ndërhrje në ditë, një shifër kjo e pamundur të arrihet.

Ndërhyrjet kirurgjikale sipas ish-deputetit nuk kanë qenë ekskluzivitet vetëm i Traumës por edhe i QSUT-së gjatë kohës së pandemisë.

Postimi i plotë:

OGERTA DHE ARITMETIKA E MASHTRIMIT!!!

Cuditë nga ministrja e shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Traumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!

Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon cdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj).

Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Traumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë!!!! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës!!!!

Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!

Abuzim dhe mashtrim, kaq kanë bërë në 7 vite sepse nuk njohin asnjë mënyrë tjetër pune! Modeli Edi Rama është fatkeqësi e kosto për shqiptarët! 25Prill MePDshpresëpërShqipërinë


Shtuar 16.09.2020 16:10