Kriza energjitike, Ministri italian: Kemi rezerva gazi për dimrin

Ministri i Energjisë i Italisë, Roberto Cingolani deklaroi të dielën se vendi i tij do të jetë në gjendje të shmangë mungesën e energjisë elektrike gjatë dimrit me gazin ekzistues të depozituar dhe dërgimin e planifikuar, nëse nuk ndodh diçka e cila nuk është parashikuar.

Në një intervistë për televizionin shtetëror RAI 3 ai tha se kapaciteti i depozitës së gazit është mbi 90 për qind i mbushur dhe se do të ketë dërgesa të reja të kësaj energjie.

“Nëse nuk është një dimër shumë i ftohtë dhe situata në Ukrainë nuk përkeqësohet, Italia do të jetë në gjendje të sigurojë furnizimin me energji gjatë dimrit”, theksoi Zingolani.

Ministri italian theksoi se problemi aktual nuk është disponueshmëria e gazit, por çmimi i tij.


Shtuar 2.10.2022 22:47