Bosi i Porcelanosës, Nikolin Janina është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit Tiranë. Ndryshimi i masës nga arrest me burg në arrest shtëpie është bërë sepse Janina pritet të ekstradohet drejt Spanjës, pasi kërkohet nga autoritet atje për trafik droge.
NJOFTIM PER MEDIAN
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Më datë 05.05.2022, nga ana e OPGJ-së pranë Drjtorisë Vendore të Policisë Tiranë është kryer arrestimi i përkohshëm i shtetasit me iniciale N.J, me qëllim ekstradimin e tij drejtë Spanjës, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” .
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale N.J, për zëvëndësimin e masës së sigurimit, për efekt ekstradimi.
Me vendimin nr. 1079/1 Akti, datë 02.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
– Pranimin e kërkesës.
– Zëvendësimin e masës së sigurimit personale shtrnguese ndaj personit nën hetim N.J nga “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ne atë të “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdherohet personi nën hetim N.J, të mos largohet nga banesa e ndodhur në këtë adresë: …………………………..,Tiranë.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit duke lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim N.J.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 840 datë 29.09.2022 vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 1079/1 datë 02.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.