Gazetari Bledi Mane i ftuar në emisonin Top Talk ka deklaruar se në shtator do të ketë një bashkëqeverisje PS-PD e kjo për hir të interesit të përbashkët për integrimin evropian.
“Do të ketë një bashkëqeverisje PS-PD në shtator. Rama është komardarja e shpëtimit të Bashës pas këtyre zgjedhjeve. Presidenti do të jetë një femër, Jozefina Topalli, në bashkëqeverisje do të ketë ministra, shpëtimi Bashës është Rama dhe opozitarët e vetëm do të jenë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Basha do të jetë kryetar i Parlamentit”-, tha Mane.
Sipas tij, skenari i bashkëqeverisjes lidhet me planin gjerman që në 2027 katër vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në BE.