Rekord! Mbi 80 mijë japonezë janë mbi moshën 100-vjeçare

Japonia ka shënuar një rekord të jetëgjatësisë së popullsisë, teksa ka shkuar mbi 80 mijë numri i personave që e kanë kaluar moshën 100-vjeçare.

Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, publikoi këto statistika duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë, të mbledhura së fundmi.

Mediat e huaja shkruajnë se prej 50 vitesh tashmë, ka pasur një rritje të jetëgjatësisë në këtë vend. Ndërkohë, rreth 88% e personave që e kanë kaluar pragun e moshës 100 vjeç, janë të gjinisë femërore.

Sa i përket shpërndarjes në zona, pjesa më e madhe e personave mbi 100 vjeç janë nga prefektura Shimane në perëndim, ndjekur nga Koçi dhe Tottori.


Shtuar 15.09.2020 15:37