4 viktima dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 4 viktima dhe 153  raste të reja të infektuara me koronavirus.

IKSHPK njofton se janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

Të lidhura

None found

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.

 


Shtuar 5.05.2021 15:04