Joe Biden, presidenti i SHBA-së, i famshëm për gabimet e tij, bëri një pyetje që tronditi të pranishmit gjatë fjalimit të tij.
Biden kërkoi kongresmenen që vdiq muajin e kaluar, duke thënë “Ku është Jackie?”
Këto momente, nga konferenca për t’i dhënë fund urisë, në Shtëpinë e Bardhë, shumë shpejt u bënë virale në rrjetet sociale.
Jackie Walorski ishte një nga njerëzit që punoi shumë për financimin e konferencës në fjalë.
Biden kishte një miqësi të ngushtë me Walorski./albeu.com