Pak muaj më parë, më 28 maj 2022, u nda nga jeta ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Sot, ish-presidenti që vdiq para kohe për shkak të problemeve shëndetësore, do të festonte ditëlindjen e 56-të.
Vajza e tij Fiona, përmes një postimi në Instagram, ka bërë një postim prekës, ku shkruan se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk e uron dot.
“Shkoi ora 12 dhe unë s’të uroj dot, më mungon shumë babi”, shkruan ajo, ndërsa ka ndarë një foto të vjetër nga ditëlindja./albeu.com