Giorgia Meloni, e cila është duke punuar aktualisht për formimin e ekipit qeveritar, raportohet të jetë takuar sot me kreun e “Lega-s”, Matteo Salvini në Montecitorio për të bërë një bilanc.
Mediat në vend raportojnë se takimi mes dy liderëve zgjati rreth një orë ndërsa shtohet se Salvini e Meloni shprehën dëshirën për “bashkëpunim dhe unitet.”
Të dy liderët, thuhet në njoftimin e lëshuar, shprehën kënaqësinë për besimin e dhënë nga italianët ndaj koalicionit dhe përsëritën ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që sjell ky rezultat.
“Meloni dhe Salvini u takuan për të diskutuar rreth “agjendës së qeverisë dhe Parlamentit, edhe në dritën e situatës komplekse që po përjeton Italia.”