Sadio Mane ishte transferimi më i madh i Bayern Munich gjatë merkatos që lam pas dhe një nga transferimet më të bujshme të merkatos në tërësi.
Edhe pse senegalezi nuk është një qendërsulmues tipik për të cilin Bayerni ka nevojë në këto momente pas largimit të Levas, ai po mundohet ta bëjë një gjë të tillë sëbashku me Muller, por nuk ka funksionuar aq sa duhet.
Për situatën e sulmuesit të ardhur nga Liverpooli, së fundmi ka folur edhe drejtori sportiv i “bavarezëve”, Salihamidzic.
Salihamidzic u shpreh se Sadion i duhet ende dhe pak kohë, pasi cilësitë e tij nuk vihen në diskutim dhe këto do t’i shohim në momentin që ai do të adaptohet si duhet në Bundesligë.
“Sadios i duhet ende pak kohë. Ai duhet të mësohet me Bundesligën, por do ta bëjë, unë flas me të rregullisht. E di se si është ulesh si i sapoardhur në një ekip, në një vend tjetër, në një qytet tjetër, në një kulturë pasksa të ndryshme futbolli. Sadio është në këtë proces, së shpejti do të jetë më e njhur për të dhe së shpejti do ta shohim në fushë”, u shpreh Salihamidzic./albeu.com