Deklaratat e Ramës për çmimin e energjisë elektrike, Meta: Gënjeshtra të një kryeministri që ka dështuar

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama të bëra para mediave mesditën e sotme, se nuk do të preket cmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.

Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e cmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë.

Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbifaturuar ose që u është fautuar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.

Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE.

Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur.

Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë.

Situata është dramatike, as 0.1% nuk kemi të energjisë të rinovueshme.

Mos rritja e kapaciteteve nga HEC-, janë me dhjetra projekte që nuk lejohen të investohen nga sektori privat, për arsye korruptive.
Mos gazifikimi i vendit pas ndërtimit të TAP”, tha Meta


Shtuar 28.09.2022 13:55