Shpërthen bombola e gazit në Shodër, banesa përfshihet nga flakët

Një banesë  në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Garucëve dhe shkak i zjarrit dyshohet të jetë një bombol gazi.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur mobilizimin e situatës.

Ndërkohë, raportohet vetëm për dëme materiale.


Shtuar 5.05.2021 12:34