Pas humbjes ndaj Italisë dhe rënies së Anglisë në Ligën B, trajneri i “tre luanëve” ka disa komente lidhur me të ardhmen e tij tek Anglia.
Rezultati që shqetësojnë, kur jemi shumë pranë nisjes së Kupës së Botës.
Megjithatë, Southgate ka shprehur vetëbesim para këtij kompeticioni, duke u shprehur se ai është njërou i duhur për të drejtuar Anglinë në këtë kompeticion.
“Mendoj se jam personi i duhur për të drejtuar ata në turne. Mendoj se është më stabile në atë mënyrë, padyshim”, ka thënë Southgate, transmeton lajmi.net.
“S’mendoj se paraqitja ndaj Italisë ishte aq e keqe dhe e di se jemi në rezultate të këqija”, shtoi ai.
Southgate ka thurur lëvdata për lojtarët e rinj dhe ka thënë se ata po mësojnë në këto ndeshje./albeu.com