Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së fundmi ka zhvilluar një vizitë në Uashington, sHBA, ku takoi figura dhe personalitete të njohura politike.
I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, me gazetarin Endri Xhafo, kryebashkiaku u shpreh se në Uashington ndodhej për të promvuar Shqipërinë dhe jo për të bërë fushatë ndaj atyre që i cilësoi “fundërrina të tranzicionit.”
Mes të tjerave, Veliaj tha se shqetësim për amerikanët ishin edhe sulmet kibernetike nga Irani si dhe financimet ruse në politikën shqiptare.
Veliaj: Unë nuk shkova të bëj fushatë, të shaj Saliun, Metën apo gjithë fundërrinat e tranzicionit. Vendit tonë i duhen miq të mëdhenj. Shqipërisë i bën mirë. Por po të kisha shkuar të kisha bërë politikë, kush është “non grata” dhe kush është “sigurims”, kjo është bajate. Për të promovuar Shqipërinë dhe Tiranën unë gjithë ditën me këtë punë merrem. Kemi folur për faktin që interesa dhe në fakt është ngritur prej disa prej tyre, kishin shqetësim për financimet ruse dhe sulmet e Iranit. Lul Basha është një kalë i ngordhur politikisht. Unë këta njerëz i luftoj kur janë të fortë. Ka një shqetësim për sulmet kibernetike nga Irani.