Anulohet sërish seanca për ratin “Zhvatja”, avokatët e Jenevës janë sëmurë (VIDEO)

E akuzuara e dytë në rastin “Zhvatja” Katica Janeva edhe në seancën e sotme erdhi e vetme.

Avokatët e saj Delo Kadiev dhe Irena Fërçkovska ende nuk janë shëruar. Ata seancën e kaluar bënë të ditur se që të dy njëkohësisht janë sëmurë, duke dorëzuar në gjykatë edhe vërtetime mjeksore.

Me qenë se Janeva ishte pa avokat mbrojtës, nuk mundej që seanca të vazhdoj. Gjykatësja Vaska Nikollovska- Masevska kërkoi nga Janeva që të caktoj avokat tjetër, ose do ti caktohet avokat për kryerje të detyrës zyrtare, përshkak se siç theksoi ajo, anulimi i kësaj lënde është i pa lejueshëm, për faktin se njëri i akuzuar është në paraburgim dhe mund të ndikoj në shkelje të të drejtave të tij. Gjykatësja i kërkoi Janevës që të marrë avokat tjetër. Ish kryeprokurorja Katica Janeva, ashtu siç deri tani që nuk ka zgjedhur të marrë fjalën për asnjëherë të vetme, shkurt komentoi duke thënë se vendimin ia lë gjykatës që ta marrë.

Katica Janeva, e akuzuar

“Që të mos kuptohem gabimisht, ju e dini dhe ju vendosni”.

Në këtë rast, gjykatësja dha ultimatum që nëse deri të hënën, kur është caktuar seanca e ardhshme nuk paraqiten avokatët e Janevës në gjykim, atëherë gjykata do të caktoj përfaqësues ligjor, për kryerje të detyrës zyrtare.

Ndërkaq avokati Kadiev, që nga 8 janari është në mjekim në spitalin e Infektologjisë, ndërkaq Fërçkosvka nga data 20 ka hapur pushim mjekësor.

I akuzuari Boki 13 nuk harroi që edhe këtë seancë të përmend gjendjen e tij siç thotë të rëndë shëndetësore dhe bëri të ditur se gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, 55 herë është dërguar në spital për intervenim mjekësor.

Avokati i tij Sasho Dukovski konsideron se është diskriminues fakti që prej 3 të akuzuarve në këtë lëndë, vetëm klienti i tij po qëndron në burg.

Sasho Dukovski, avokat i Bokit 13

“Bëhet fjalë për një diskriminim klasik, ku nga 3 të akuzuar, në fakt një i dënuar dhe një e akuzuar, vetëm klienti im është në paraburgim. Asnjë gjykim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, nuk e lejon këtë”.

E hëna është rezervuar për dëshminë e prokurores Lile Stefanovan, e cila e udhëheq rastin “Perandoria”, ku i akuzuar është biznesmeni Orce Kmaçev, të cilit i janë zhvatur 1. 5 milion euro për t’ia lehtësuar akuzën.

Stefanova më herët kishte thënë se ish shefja e PSP-së Katica Janeva pa dijeninë e saj ka sjellë vendime për rastin “Perandoria”, duke shtuar se kërkesa për nxjerrjen e pasaportës së përkohshme të Kamçevit, ka qenë pa pajtueshmërinë e saj.


Shtuar 23.01.2020 16:16