Italia pa Tonalin për ndeshjet e Nations League, “trembet” edhe Milani

Sandro Tonali ngre flamurin e  bardhë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të Italisë përballë Anglisë dhe Hungarisë.

Mesfushori nuk mori pjesë në stërvitjen e mëngjesit të sotëm për shkak të një tendosje të muskujve.

Një problem i konfirmuar edhe nga trajneri Mancini, i cili gjatë konferencës për shtyp u shpreh edhe për ndeshjen e ditës së hënë ndaj Hungarisë.

Një situatë që padyshim që po ndiqet me shqetësim edhe nga Milani./albeu.com


Shtuar 22.09.2022 15:36