Rusët në panik nga mobilizimi, dynden në kufirin me Gjeorgjinë, biletat e avionëve në stratosferë

Rusët e dëshpëruar po përpiqen të shmangin rekrutimin e shpallur më herët në një fjalim nga Vladimir Putin, me fotot e të rinjve që përpiqen të kalojnë në territorin gjeorgjian.

Radhët e mëdha që rusët kanë krijuar në kufirin me Gjeorgjinë janë tregues i klimës së trazirave dhe panikut në Rusi, ku linjat ajrore do të ndalojnë shitjen e biletave për burrat e moshës 18 deri në 65 vjeç.

Të rinjtë rusë që refuzojnë të luftojnë janë rreshtuar sepse nuk mund të largohen lehtësisht nga vendi i tyre.

Gjeorgjianët janë të shqetësuar, siç shkruajnë gazetarët e vendit, pasi flukset e emigrantëve rusë janë të mëdha, por qeveria e vendit nuk duket se ka një plan gati për t’u përballur me krizën.

Pak linja ajrore duket se u shërbejnë qytetarëve rusë që duan të largohen nga vendi i tyre, përfshirë Emirates, i cili ofron disponueshmëri, por vetëm me një tarifë të shtrenjtë. Për shembull, një biletë fluturimi pa kthim nga Moska në Beograd me lidhje 24 orëshe u shit me çmimin 9000 euro (klasa prestigji) dhe bileta e klasit të parë me 11560 euro.

Sistemi i linjës ajrore në fjalë nuk ofron disponueshmëri në një tarifë të lirë (klasi ekonomik) që mund të nënkuptojë se ose kategoria specifike e biletave të linjës ajrore është shitur ose ato nuk janë të disponueshme.

Pas urdhrit presidencial të Vladimir Putin për rekrutim, trazirat në vendin e tij janë evidente me rritjen e fluturimeve pa kthim. Megjithatë, për shkak të urdhrit të rekrutimit, linjat ajrore ruse kanë ndaluar shitjen e biletave për burrat e moshës 18 deri në 65 vjeç. Biletat do të shiten vetëm pas miratimit nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

Fluturimet nga Moska drejt kryeqyteteve të Gjeorgjisë, Turqisë dhe Armenisë, të cilat nuk kërkojnë viza për rusët, u bënë të pamundura pak minuta pas fjalimit të Putinit.

Rreth 12 fluturime direkte nga Moska për në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan nuk u shfaqën as në faqen përkatëse të internetit.


Shtuar 22.09.2022 15:01