Milani “përpilon” listën me sulmuesit e dëshiruar, mes tyre edhe Armando Broja

Milan po punon që të pikasur lojtarët e duhur për t’i vënë nën urdhrat e Stefano Piolit gjatë merkatos së ardhshme.

Kuqezinjtë po vuajnë më së shumti në repartin e sulmit, ku Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud janë sulmuesit e vetëm.

Në këto kushte kampionët e Italisë po monitorojnë me kujdes situatat me disa lojtarë, teksa kanë bërë gati edhe listën me sulmuesit e dëshiruar.

Listën me 3 emrat e kryeson Rasmus Hojlund i Atalantës është duke u përcjell me vëmendje nga Rossonerët, me lojtarin danez që këtë vit iu bashkua bergamaskëve.

Ndërkohë në listën e Milanit është edhe zbulimi i këtij viti te Ajaxi, Mohammed Kudus që ka shënuar shtatë gola në 10 ndeshje.

Sipas “tuttomercatoweb.com”, pjesë e kësaj liste është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja. 21-vjeçari kërkon të jetë protagonist me më shumë minuta këtë sezon dhe te Chelsea duke paksa e vështirë për shkak edhe të konkurencës.

Blutë e Londrës rinovuan vetëm pak ditë më parë me talentin e Shqipërisë, ndërsa e vlerësojnë 30 milionë euro.

Kujtojmë që gjatë verës Chelsea ka refuzuar ofertat nga West Ham United, Everton, Newcastle United e Southampton për sulmuesin shqiptar.


Shtuar 22.09.2022 14:10