Atalanta “burim” talentesh, Chelsea kërkon një prej tyre

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Atalantës, Robin Gosens gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Blutë e Londrës” dëshirojnë të gjejnë një zëvendësues pasi largimi i Marcos Alaonsos nga ‘Stamford Brigde’ është thuajse i sigurtë me Interin që është i interesuar për të siguruar shërbimet e tij, shkruan Albeu.com.

Lampard është duke e marrë në konsideratë transferimin e mbrojtësit të majtë të Atalantës gjatë janarit.

Chelsea do të duhet paguajë plot 25 milion funte për gjermanin.

Gosens ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Atalantas këtë sezon, ndërsa Chelsea e vlerëson atë 20 milion funte.

Ai ka luajtur në 16 nga 20 ndeshjet e Atalantës në Serie A si mbrojtës krahu.

Gjermani ka edhe një rekord, është mbrojtësi me më shumë gola në ligë, plot 7.

Atalanta e kanë vazhduar formën e mirë këtë sezon u përsëri janë duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 15:51