Panos Argianidis, i njohur në Greqi si ish-lojtar i show-t Survivor, kërcënon se do hidhet nga pallati.
Mediat greke raportojnë se ai ndodhet në një pallat dhe kërcënon të vrasë veten. Ish -lojtari i Survivor, i cili u bë i famshëm si menaxher ragbi, po qëndron me orë të tëra në pallat duke kërcënuar se do hidhet.
Sipas informacioneve, Panos Argianidis punon si oficer i sigurisë së godinës.
Familja e tij, dy negociatorë dhe policia janë në vendin e ngjarjes.