E ardhmja e Massimiliano Allegrit në krye të Juventus Torinos ndodhet në “fije të perit”. Humbja e fundit e “Zonjës së Vjetër” ndaj Monzas ka ndezur përfundimisht alarmin në Juventus Stadium dhe nga Italia raportojnë se skuadra e Bianconerëve po mendon për kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar trajnerin italian.
Në Gazzetta dello Sport pohojnë se nëse klubi vendos ta shkarkojë zgjidhje më mundshme dhe më e besueshme do të vinte nga brenda, Paolo Montero.
Ish-lojtari i Juventusit është aktualisht në krye të skuadrës Primavera të Bianconerëve ./albeu.com