Eliminimi me pesë plumba ndaj Devi Kasmit, burg përjetë ekzekutorit grek

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

Gykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu, të shpallur fajtor për vrasjen e Devi Kasmit në 29 janar të vitit 2018.

Dënimi përputhet me pretencën e Prokurorisë, që kishte kërkuar për ish-efektivin e forcave speciale greke, burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Kasmit.

Për të bashkëpandehurin tjetër në këtë proces, Elton Halipajn, Gjykata vendosi ta dënojë me 33 vite burg, 2 vite më pak nga sa kishte kërkuar Prokuroria.


Shtuar 10.09.2020 10:33