Financimet ruse në PD, Berisha: Rama përdori hetimin e dosjes për të marrë peng Bashën

Kreu i PD Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët në Itali, nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se e ka kthyer Shqipërinë në vasal të Beogradit.

“Edi Rama është avokati i vetëm i politikës filoruse. Mbron aksin Beograd-Moskë. I kërkon Europës mos t’i bëjë presion Vuçiçit për sanksione. Shqipërinë e ka shndërruar në një vasal të Beogradit. Rama në vitin e dytë të qeverisjes ka prishur 9 mijë objekte dhe biznese duke i nxjerrë njerëzit në rrugë. Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financime ruse, dhe ishte zotuar shqiptarëve se do ti shkonte në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng ish- kreun e opozitës. Unë ju them se PD është partia e parë politike në Europë”, tha ai.


Shtuar 18.09.2022 18:25