Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Durrës, pasi i vodhi me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje. 32-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i 2 rasteve të tjera të vjedhjes me dhunë, në qytetin e Durrësit.
Njoftimi:
Durrës
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Durrës, operacioni policor i koduar “Ndjekja”.
Vihet në pranga 32-vjeçari që dyshohet se i vodhi me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje.
32-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i 2 rasteve të tjera të vjedhjes me dhunë, në qytetin e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
- D., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 16.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Dh. M.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2022, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases Xh. H., ndërsa më datë 13.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen, shtetases M. B.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com