Juventusi në situatë të vështirë, Zidane “tundohet” nga bardhezinjtë?

 

Juventusi ende nuk mund të ngrejë kokë dhe për më tepër me humbjen ndaj Benfica-s ku shanset për t’u eliminuar nga Champions League në fazën e grupeve janë rritur ndjeshëm.

Nëse skuadra pengohet sërish, tani është radha e tyre të përballen me Monzën modeste në Serie A, Massimiliano Allegri do të shkarkohej papritur. Nëse po, Juve do të përfitonte nga pauza e kombëtares për të gjetur zëvendësuesin e tij, punë që drejtuesit sportiv të Bianconera-s tashmë kanë nisur ta kryejnë.

Sipas Todofichajes, tani Zinedine Zidane do të ishte një nga alternativat për të cilat do të vinte bast familja Agnelli. Ai që ishte një nga futbollistët e tij më të mirë dhe ish-trajneri i Real Madridit, duke arritur 3 herë radhazi Ligën e Kampionëve, tashmë do të kishte një propozim formal në tavolinë.

Ndonëse është e vërtetë që trajneri do të priste të merrte frenat e skuadrës së Francës, oferta është më se joshëse dhe ai mund të rikthehet në elitë me një tjetër prej klubeve ku shkëlqeu më shumë si futbollist.

Gjithçka do të varet nga planet e Deschamps dhe nëse ai luan një rol të madh në Botëror, ai mund të vazhdojë deri në Kampionatin e ardhshëm Evropian./albeu.com


Shtuar 17.09.2022 14:39