Një numër i madh sektesh operojnë në Serbi, ndërsa mediat lokale japin alarmin se mes tyre fshihet një numër i madh sektesh satanike, të cilat po shkatërrojnë shoqërinë.
Siç raporton “Kurir”, përcjell albeu.com, në Serbi operojnë sekte të tilla si Kisha e Djallit, Urdhri i Tempullit të Lindjes, Trëndafili i Zi, Kalorësit e Djallit apo Zjarri i Ferrit, të cilët fshihen pas organizatash të tjera, ndërkohë që ushtrojnë aktivitet të plotë.
Të lidhura
None found
“Kurir” thekson duke iu referuar ekspertëve se dhjetra mijëra serbë janë anëtarë të këtyre sekteve duke u ndikuar në mënyrë totalitare nga drejtuesit e tyre.
“Ata kanë ndikim totalitar tek anëtarët duke i bërë që të ndryshojnë rrenjësisht sjelljen dhe raportin me shoqërinë”, shkruan media serbe duke dhënë alarmin në lidhje me situatën e krijuar.
“Sekte të rrezikshme janë edhe ato që ndalojnë transfuzionin e gjakut edhe pse rrezikon jetën, apo ato që të kërkojnë që të largohesh nga familja apo shoqëria duke i patur vetëm ata si pjesë të shoqërisë tëndë dhe t’i dëgjosh me kujdes”, shprehet Sladjan Mijaljeviç. /albeu.com
