Shoqata Angleze e futbollit ka hapur një hetim për klubet angleze të përfshira në projektin e Superligës Europiane. Përmes një deklarate për shtyp në faqen zyrtare, Federata Angleze njofton se ka nisur hetimin për 6 klubet e Premier League, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham Hotspur.
“Ne u kemi shkruar të gjitha klubeve për të kërkuar zyrtarisht të gjitha informacionet dhe provat përkatëse në lidhje me pjesëmarrjen e tyre. Sapo të kemi informacionin e kërkuar ne do të vlerësojmë masat e duhura që do të merren. Është e qartë se ajo që ndodhi ishte e papranueshme dhe mund të ketë shkaktuar dëme serioze te klubet në të gjitha nivelet e futbollit anglez”, thuhet në njoftimin e Federatës Angleze.
Të lidhura
None found
Një lëvizje që pritet të shkaktojë penalitete dhe gjoba për skuadrat angleze themeluese të Superligës Europiane. Ndërkaq, Federata Angleze nisi edhe një hetim për trazirat e shkaktuar mbrëmjen e së dielës nga tifozët e Manchester United përpara sfidës së “Old Trafford” ndaj Liverpool. Hyrja e tifozëve në fushë bëri që sfida të anullohej.
