A do shkojë PD në Parlament? Basha: Beteja, në të gjitha frontet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përmes një deklaratë për media, ka dhënë një sinjal nëse do të shkojë apo jo opozita në Parlament.

I pyetur sot nga mediat nëse PD betejën do ta bëjë në Parlament, Basha nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se beteja e opozitës do të jetë në të gjitha frontet dhe me të gjitha mundësitë që ekzistojnë.

Viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë, detyra jonë, është të qëndrojmë fort e të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar e do bëjmë realitet bashkë me gjithë shqiptarët, anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Pyetje: A do e bëni këtë betejë në Parlament?

Basha: Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat e mundësitë që ekzistojnë, e përfundimi i saj do jetë i qartë: rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi e kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Fjala e Bashës:

Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin që ti uroj mirëseardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATO-s, dhe të shprehë krenarinë legjitime që mundësuam anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme ushtarake.

U uroj forcave të armatosura të RSH që ta mbajnë lart standardin, krenarinë dhe flamurin tonë, pavarësisht kushteve të vështira me të cilat përballen. Aleanca është e gatshme që të përballet me çdo agresion dhe ta zprapsë atë, duke filluar me integritetin territorial.

Le të jetë ky një mesazh i qartë, për ata që duan të kthejnë Ballkanin në një fuçi baruti, dhe në një lojë për ndarjen e kutive. 25 Prilli është një masakër elektorale, dhe viktima nuk janë deputetët dhe PD, pasi rezultati ynë e thotë qartë, që ne arritëm të rrisnim përmasat tona të bashkimit të shqiptarëve.

Detyra jonë para të gjithë shqiptarëve është që të faktojmë masakrën elektorale, duhet të drejtohen pyetjet legjitime te treshja Rama -Doshi-Rakipi, si i morën votat 3 deputetët e listës së zezë të Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të DASH në Durrës, me Çyrbjen e kokainës dhe të Plarent Dervishit, me Rrahman Rrajën e kokainës dhe klanin e tij, si i mori votat Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i mori votat Aurora Mara, Gent Marrës që është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqir Rakipit?  Detyra jonë është që të qendrojmë fort, dhe të bëjmë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet dhe mënyrat që ekzistojnë, qëllimi i saj është i qartë rrezimi i klanit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë tek shqiptarët.


Shtuar 4.05.2021 11:16