Dështon atentati me snajper në Durrës, policia fsheh ngjarjen

Mesditën djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar nje atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.

Sipas Euronews ky i fundit ka qenë në këtë zonë kur është qëlluar me armë zjarri (e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka e ka kapur atë pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.

Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Policia e Durrësit nuk i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania prej mbrëmjes së djeshme duke tentuar të fshehë ngjarjen.


Shtuar 13.09.2022 10:05