Konfirmohen emrat, kjo do të jetë juria e “Kënga Magjike 2022”

Në nisjen e “E Diela Shqiptare” fundjavën që lamë pas Ardit Gjebrea konfirmoi rinisjen e festivalit “Kënga Magjike”. Kështu, duke nisur nga puntata e rradhës së emisionit, ashtu siç është traditë artistët e njohur dhe të rinj do të prezantojnë projektet e tyre.

Një pjesë shumë e rëndësishme e këtij festivali është bërë edhe juria, tashmë jo vetëm për kategorinë “New Artist”, teksa këtë vit do të shohim personazhe të vjetër e të rinj në karriget “gjykuese”.

Ka qenë Kozeta Kurti që ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe këtë vit, ndërsa ka zbuluar po ashtu emrat e kolegëve, me Jonida Maliqin që rikthehet si pjesë e kësaj jurie. Ndërkohë “fytyrat” e reja janë Pirro Çako, Anxhela Faber dhe Ema Andrea. Një kast vërtet interesant artistësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kozeta (@kurtikozeta)