JAnë lënë të lirë 5 nga 8 komisionerët e vënë në pranga për dosjen e bujshem 339.
Ka qenë Gjykata e Apelit në Durrës e cila ka marrë këtë vendim duke liruar shtetasit Shpêtim Stafa, Fredi Marku, Emilian Tuda, Dalvis Biba dhe Indrit Bici.
Mesohet se keta persona kishin bërë ankimim dhe u lanë në arrest shtëpie, nderkohe qe 3 të tjerë vijojnë të mbeten ende në burg, pasi nuk kishin bere ankimim.
Kujtojmë se nga 20 të arrestuar, pasi dy rezultonin të vdekur, janë liruar nga Gjykatat shumica e komisionerëve kurse 3 mbeten ende në burg.
Ishte SPAK që në fund korriku lëshoi 22 urdhër- arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar këtë gjë duke shpërdoruar detyrën.
Fillimisht me çështjen u mor GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Më pas kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe çështja kaloi në Durrës tek Gjykata e Rrethit.