Rama iu drejtohet ushtarakëve amerikanë: Kush vjen në Shqipëri, dëshiron të kthehet përsëri

Në fjalën e tij nga Porti i Durrësit ku ka nisur dhe stërvitja “Defendet Europe 21”, më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, Kryeministri Edi Rama ka shprehur falenderimet për 28 mijë forcat ushtarake, teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe diktaturën.

Rama: Është lumturi e veçantë t’ ju kemi mes nesh. Iu falenderoj në krye të herës për fjalët që drejtuat sot dhe për vlerësimin që i bëtë përpjekjes kundër pandemisë. Shumë të nderuar gjeneralë, është kënaqësi e madhe dhe nder të kemi kaq shumë yje në një vend të vogël. Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër. Ne vazhdimisht i vlerësojmë marrëdhëniet si të shkëlqyera, por mund të jenë gjithmonë e më shumë falë një besimi të madh. Gjenerata jonë lindi dhe u rrit ne gjysmën e jetës me idenë që iu nuk duhet kishit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend. Ne të gjithë u brymosur nga propaganda e regjimit me bindjen se jeni e keqja më e madhe që mund t’ i ndodhë Shqipërisë dhe mbarë botës. Është mrekulli e madhe që e kemi ndarë jetën mes dy botëve. Edhe ju do të ndodhë ajo që u ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri; duan të kthehen. Shqipëria nuk këshillohet për të ardhur për shkak të stereotipit, por kush vjen dëshiron të kthehet përsëri. Kam besim që kjo do ndodhë edhe me ju.

Më tej, ai uroi sukses ushtarakëve në këtë stërvitje historike.


Shtuar 4.05.2021 10:11