Erling Haaland, Kylian Mbapp dhe Vinicius Jr janë gati të marrin trashëgiminë e CR7 dhe Messit.
Për momentin ata janë lojtarët e rinj më të mirë në skenën botërore të futbollit, ndërsa pak vite më parë dukej se mund t’i afrohej edhe Joao Felix. Lojtari i Atletico Madrid ka shpjeguar për “TNT Sports”: “Më mungoin vazhdimësia. Ata luajnë në skuadra krejtësisht të ndryshme nga ajo ku unë luaj. Janë skuadra më shumë sulmuese, shënojnë shumë gola në ndeshje. Kjo u lejon atyre të kenë më shumë shanse për të shënuar dhe gjithçka tjetër.
Por unë jam duke punuar për të arritur atë nivel, që është ajo që bën diferencën në futboll./ Shpresoj ta arrij sa më shpejt që të jetë e mundur këtë qëllim”, është shprehur sulmuesi portugez./h.ll/albeu.com