Dojna Mema publikon foton me të birin, tregon sfidën më të madhe që po përballet

Moderatorja e njohur, Dojna Mema u bë nënë për herë të parë më 20 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol.

Që nga ai moment, rutina e moderatores ndryshoi dhe çdo çast të ditës ia dedikon të birit.

Dojna ka ndarë në Instagram disa foto, ku shfaqet duke i dhënë gji të birit. Ajo e ka cilësuar gjidhënien sfidën më të vështirë dhe më emocionuese.

“Keto jane momentet e mia me te bukura me ty. Kur dua te te perqafoj e mos te le te rritesh sepse e di qe s’do te jesh asnjehere kaq i vogel sa sot. Gjidhënia eshte sfida me e veshtire dhe emocionuese me te cilen po perballem qe nga dita e pare, por me ty mam asgje s’me duket e pamundur. Per te gjitha ditet qe dua te heq dore, te kam ty per te me kujtuar se me ke bere dhuraten me te bukur ne bote kur me zgjodhe te isha mami yt”, ka shkruar moderatorja krahas fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)


Shtuar 11.09.2022 08:08