Akuzohet se vrau dhe groposi vajzën, Faik Buci shfaqet i qeshur në Gjykatë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme pritet që të jepet vendimi për vrasësit gjakftohtë babë e bir, Faik dhe Shkëlqen Buci, të cilët i morën jetën 23-vjeçares Eglantina Buci.

Të dy janë shfaqur në gjykatë të qetë, madje babai i saj shfaqet duke qeshur, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme.

Babë e bir vranë dhe groposën në Malin me Gropa të renë pasi nuk pranonin lidhjen e saj të dashurisë.

Më herët ai ka mohuar akuzën e vrasjes, edhe pse thotë se po ta shihte do ta vriste vajzën e tij.

“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras”, ka deklaruar ai


Shtuar 6.09.2020 10:47