Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhin duket se janë duke shijuar pushimet në rrugët e Londrës.
Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, që nuk dihet se kur janë filmuar, të dy ecin dorë më dorë me njëri-tjetrin duke shijuar qytetin. Madje në një moment duket sikur dikush i thërret, por në fakt ndalojnë përballë një librarie, ndoshta për të zgjedhur diçka për të lexuar. Më konkretisht në “Any Amount of Books”, në rrugën 56 Charing Cross Rd.