Një tjetër lajm i mirë për Barcelonën, Depay drejt “Camp Nou”

E premtja e 4 gushtit do të hyjë në histori, jo vetëm për Barcelonën për për gjithë futbollin botëror.

Lionel Messi ka marrë edhe një herë vëmendjen e gjithë botës, kur njoftoi se do të qëndronte te Barcelona.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Post United parashikon edhe nënshkrimin e Memphis Depay nga Barcelona.

Thuhet se katalanët do t’i paguajnë deri në 25 milionë euro Lyonit për shërbimet e holandezit.

Depay është lojtar i njohur për trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman, të cilin e ka stërvitur te Kombëtarja e Holandës.

Andaj transferimi i tij në ‘Camp Nou’, është dëshirë e trajnerit Koeman, që duket i vendosur të nis një revolucion te Barcelona.


Shtuar 5.09.2020 09:05