Akademiku Artan Fuga ka reaguar për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë midis mes Kosovës dhe Serbisë teksa thekson se Shqipëria ka shumë punë për të bërë që të afrohet me minimumin e standardeve.
Fuga thekson se pa njohje reciproke Kosovë-Serbi, Ballkani Perëndimor e ka shumë të vështirë të integrohet në Bashkimin Evropian.
Reagimi i plotë
Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë – Serbi, Ballkani Perëndimor e ka shumë të vështirë të integrohet në Bashkimin Evropian, ose të pamundur! Madje nuk kuptoj se përse vetëm me Serbinë, kur Kosova i ka llogaritë me ish-Jugosllavinë! Për të njëjtën arsye edhe Shqipëria mbetet jashtë, e cila veç të tjerash ka shumë shumë, shumë për të bërë që të afrohet te minimumi i standardeve evropiane! Por që të ndodhi kjo duhet vullnet politik që i tejkalon kosovarët dhe serbët!