Ish-banorja e “Big Brother” do të jetë opinionistja e re e Për’puthen (FOTO LAJM)

Për’puthen, një nga emisionet më të ndjekur të Top Channel vitet e fundit, do të rikthehet edhe në këtë sezon të ri, por mesa duket me disa ndryshime. Në fakt lajmin e rinisjes së programit si fillim e dha autorja e tij, Olsa Muhameti, teksa e konfirmoi edhe Lori Hoxha që me shumë gjasë do të jetë producente e formatit që tani e tutje,.

E ndërkohë që audicionet për personazhet e rinj të programit vazhdojnë, sipas “Kryefjala.com”, një prej ndryshimeve më të rëndësishme të këtij sezoni është se opinionisti i Për’puthen do të ketë përkrah një tjetër opinioniste. Bëhet fjalë për ish-banoren e “Big Brother”, Neda Ballukun, e cila mesa duket do të jetë një prej pjestareve të reja të programit, teksa njihet për faktin që jep shpesh mendime në platformat e saj sociale për shumë tema të ndryshme, përfshirë këtu edhe për këtë program.

Mendimet e saj tani Neda do t’i ketë mundësinë t’i japë në studion e emisionit, ndërkohë që një historik i shkurtër për ju që mund të keni harruar edhe pse dyshojmë:

Neda jo vetëm ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të Big Brother, por ka formuar edhe një prej cifteve më të komentuara në këtë format, bashkë me Ogren Ballukun. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan në verën e 2015-të dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai. Neda është diplomuar për Filozofi dhe ka publikuar edhe botuar edhe një libër, ndërsa ka punuar edhe si tekstshkruese këngësh.