Kastro Zizo, ka qenë i ftuar në emisionin ”Aldo Morning Show” në “Tv Klan”.
Gjatë emisionit artisti nuk i ka kursyer disa thumba për kolegët e tij. Ai rrëfeu se tashmë prej 3 vitesh ka hequr dorë përfundimisht nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe si pasojë i është dashur të tërhiqet nga skena.
Megi Latifi, gazetarja e cila e ka intervistuar e pyetur në lidhje me të vërtetën mbi arsyen pse nuk ka qenë në koncerte gjatë verës. Kastro u përgjigj duke thënë se “artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.”
Ai ka thumbuar rëndë duke shtuar se ka nga ata që janë rritur me gjizë e hudhra dhe e shesin veten si diva.
Pjesë nga intervista:
Megi Latifi: “Si është e vërteta e koncerteve?”
Kastro: “E vërteta e koncerteve është se kam refuzuar koncertet dhe e vërteta e koncerteve është se nuk janë koncerte. Besomëni që edhe artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.
Aldo: “Një sekondë tani. Edhe Christina Aguilera ka qenë në dasmë në Rusi.”
Kastro: “Po ka qenë se i ka dhënë petullat ai, i ka dhënë lekët ai njeriu dhe ka kënduar. Është një gjë që Christina e ka pranuar, di dhe është një industri tjetër dhe është një gjë tjetër që X artistë këtu të rritur me gjizë e hudhra ta shesin personalitetin e vet si diva apo divë internacionalë.”
Aldo: “Problemi është te gjiza dhe hudhra, se gjizë dhe hudhra ka ngrënë edhe Michael Jackson?”
Kastro: “Pak kohë ka ngrënë ai gjizë e hudhra”