LIVE/ Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët në këmbë respektojnë himnin

Ka nisur sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka nisur sesionin e ri duke iu kërkuar deputetëve të çohen në këmbë në nder të himnit kombëtar.

Agjenda:

Seancë Plenare 5 Shtator 2022
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022.
2. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend.
3. Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor 2022
4. Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator 2022.