Si të parandalojmë që kriza energjetike e Europës të mos shndërrohet në ekonomike

The Economist

Ndërsa ndërprerjet në gazin rus, energjinë bërthamore franceze dhe hidrocentralin norvegjez po shkaktojnë kërdi në tregjet e energjisë në Europë, çmimet po shkojnë drejt surrealitetit.

Çmimet standarde të gazit natyror u rritën me 30% javën e kaluar. Kontratat franceze dhe gjermane verën e kaluar për energjinë elektrike ishin rreth 100 euro  për megavat orë.

Por kohët e fundit, ato u rritën mbi 1000 euro. Çmimet kanë shënuar rënie që atëherë por gazi ende tregtohet me rreth 400 dollarë për një fuçi naftë. Shefi i Shell ka paralajmëruar se kriza do të zgjasë më shumë se vetëm një dimër.

Dhimbja do të jetë e madhe dhe do të përhapet edhe më tej pasi kontratat ekzistuese të energjisë të familjeve dhe firmave të skadojnë. Kjo do të intensifikojë ashpërsimin e ekonomisë teksa Banka Qendrore Europiane rrit  normat e interesit për të luftuar inflacionin, raporton abcnews.al.

Muajt e ardhshëm, shumë ekonomistë parashikojnë një recesion ndërsa monedha e përbashkët ka shënuar rënien në nivelin më të ulët kundrejt dollarit në dy dekada.

Deri më tani, përgjigja e Komisionit Europian nuk ka qenë mjaft ambicioze.

Ideja e fundit e Komisionit Europian ishte vendosja e një kufiri mbi çmimin e gazit të përdorur për të prodhuar energji elektrike, i cili do të diskutohet në një samit të ministrave në 9 shtator. Komisioni mund të kërkojë gjithashtu të përmirësojë tregun e energjisë elektrike, në mënyrë që çmimet të mos përcaktohet më nga kostot e prodhuesit margjinal.

Kufizimi i çmimeve tingëllon si diçka pozitive por mund të jetë kundërproduktiv. Kjo për shkak se vendosja e një tavani në çmimin e naftës apo gazit nuk do të frenojë kërkesën për energji.

Sipas një studimi, një kufi i zbatuar në Spanjë ka çuar në një rritje prej 42% të prodhimit me karburant që nga qershori. Një politikë në mbarë BE-në vetëm sa do të rriste më tej kërkesën për gaz, duke rritur shanset e racionimit në dimër, raporton abcnews.al.

Është e vërtetë që struktura aktuale lejon disa firma të energjisë së rinovueshme, të cilat prodhojnë me kosto marxhinale afër zero, të korrin fitime. Nëse çmimet e gazit do të qëndronin të larta për vite të tëra, të ardhura të tilla të papritura mund të përshkruheshin si qira të pajustifikuara.

Në vend që të ndërhyjnë, qeveritë duhet të fokusohen në dy detyra më të mëdha.

E para është të lejojë mekanizmin e tregut të frenojë kërkesën, duke mbështetur njerëzit që janë më të rrezikuar.

Do të nevojiten ndihma të mëdha, por ndihma e synuar mund të kufizojë faturën: sipas FMN-së, politikat që ofrojnë zbritje dhe transferta parash për 40% për personat me ekonomi të dobët do të ishin më të lira se sa politika sot, e cila përfshin kryesisht uljen e taksave për karburantin, ose vendosjen e një kufiri për produktet me pakicë.

E dyta  është rritja e ofertës, diçka që nuk është e përfshirë në “dhuratën” e Vladimir Putinit. Ose mund të gjenden burime të tjera alternative të gazit natyror,  kjo është një arsye pse presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sapo ka vizituar Algjerinë.

Brenda Europës, vendet mund të ndihmojnë në lehtësimin e pengesave, të tilla si investimet ndërkufitare të gazit. Por sot investimet e pamjaftueshme dhe ndryshimet në standarde pengojnë fluksin nga Spanja dhe Franca në Gjermani dhe Europën Lindore.

BE-ja duhet të sigurojë që në rast racionimi, të sigurojë një marrëveshje në mbarë kontinentin: pa këtë rreziku është që vendet të grumbullojnë furnizime. E gjithë kjo do të kushtojë shumë para. Deri më tani, Greqia, Italia dhe Spanja, ndër anëtarët më me shumë borxhe të eurozonës, kanë shpenzuar 2-4% të PBB-së së tyre në fondet fiskale për të zbutur krizën energjetike.

Për fat të mirë, BE ka të gjitha mjetet e nevojshme për të ndihmuar. Fondi i rimëkëmbjes së pandëmisë prej 807 miliardë eurosh po jepet në formën e kredive dhe granteve, raporton abcnews.al.

Megjithatë deri më tani më pak se 15% e saj është disbursuar. Pagesat për projektet e energjisë mund të përshpejtohen dhe komisioni mund të ofrojë kredi të lira për të ndihmuar financimin e mbështetjes fiskale të synuar.

BE-ja u bashkua për të trajtuar pasojat ekonomike për shkak të bllokimit gjatë pandemisë. Por mos krijoni iluzione, pasi kriza energjitike kërkon një përgjigje po aq të guximshme.