Shoqata Amerikane e Zemrës (SHAZ) ka renditur shtatë hapa “të thjeshtë” që mund të ndërmerrni për një zemër të shëndetshme.
Në publikimin e saj në “Journal of the American Heart Association”, SHAZ e kategorizon shëndetin kardiovaskular si të dobët, të mesëm ose ideal. Sipas SHAZ një shëndet ideal kardiovaskular për të rriturit përcaktohet nga këto masa shëndetësore:
1. Asnjëherë nuk e keni pirë duhanin apo e keni lënë më shumë se një vit më parë.
2. Një indeks i shëndetshëm i masës trupore (IMT), që është një vlerësim i yndyrës trupore i përcaktuar nga një formulë duke përdorur peshën dhe gjatësinë.
3. Aktivitet fizik i rregullt. Të paktën 150-200 minuta në javë ushtrime me intensitet të moderuar janë të nevojshme për shëndetin ideal, ose 75 minuta në javë aktivitet fizik intensiv.
4. Presioni i gjakut nën 120/80 mm Hg.
5. Glukoza e gjakut esëll më pak se 100 miligram/deciliter.
6. Kolesteroli total më pak se 200 miligram/decilitër.
7. Ngrënia e një diete të shëndetshme.
Për një dietë me 2000 kalori duhet të përfshihen:
– Të paktën 4.5 porcione me fruta dhe perime në ditë
– Të paktën dy porcione peshku në javë, mundësisht peshk me vaj
– Të paktën tre porcione nga 28 gramë me drithëra të pasura me fibra në ditë
– Kufizimi i kripës në më pak se 1500 miligramë në ditë
– Pirja e jo më shumë se 1 litër në javë e pijeve të ëmbla me sheqer./albeu.com