Ali Ahmeti vijon intervistimin përballë Gjykatës Speciale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vijojë sërish intervistën në Gjykatën Speciale.

Ndër të tjera bëhet me dije se intervistimi i tij do të vazhdojë në orën 09:30 në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

Ahmeti ishte ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në korrik të këtij viti.

Lajmin për intervistën e ka bërë të ditur vetë ai, duke thënë se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm.


Shtuar 3.09.2020 06:18