Fjoralba Ponari është moderatorja e ëmbël shqiptare që fitoi shpejt zemrat e publikut.
Përveçse një moderatore shumë e mirë dhe këngëtare e talentuar, Fjorlaba ka studiuar edhe për stomatologji e në të ardhmen mund të jetë një dentiste shumë e zonja.
Ajo ka zhvilluar se fundmi nje bisende ne Instagram dhe mes pyetjeve të ndjekësve të saj nuk ka munguar dhe një për të dashurin, Francin.
“Pse se poston të dashurin më shpesh? Shkoni shumë”, i ka shkruar dikush Fjoralbës.
“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka treguar ajo.