Me 18 emigrantë në furgon, policia i prish planet dy të rinjve

2 shtetas janë vënë në pranga nga Policia pasi po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm, me furgon, ne kembim te 100 eurove secili.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

• E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
• A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volksëagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


Shtuar 1.09.2020 08:00