“Më jep paratë”, emigranti vret gruan e shokut, i kishte para borxh në Greqi

Foto ilustruese

Një 36-vjeçare, emigrante nga Bangladeshi është masakruar nga një bashkatdhetar i saj, 37 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Qipselit, Greqi.

Autori i krimit ka pasur mosmarrëveshje financiare me partnerin e viktimës dhe vajzën e kishte parë rastësisht në rrugë. Sapo ajo kaloi në rrugën Tenedou, 37-vjeçari e ndaloi dhe i kërkoi që t’i jepte paratë që i detyrohej bashkëshorti i saj.

Vajza është shprehur se nuk e njihte dhe nuk e kishte idenë se për çfarë po fliste, por ai e kishte qëlluar duke e lënë të mbuluar në gjak. Armën autori e hodhi në koshin e plehrave dhe u arratis për tu arrestuar më vonë.

Vajza u dërgua në spital nga kalimtarë të rastësishëm, por ndërroi jetë pak orë më vonë në spital.


Shtuar 29.08.2022 09:52