Mbi 70% e votave të numëruara në Mal të Zi, sa mandate fitojnë shqiptarët

Parashikimet e para të mandateve në 72.5% të votave të numëruara tregojnë se DPS e Milo Gjukanovic ka 29 mandate, koalicioni proserb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, “Paqja është kombi ynë” 10 mandate, “Bardh e Zi” katër. Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kishin tre vende secili, SDP dhe Lista Shqiptare nga dy, dhe AK Jednoglasno një.

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse. Nëse ndonjë nga listat kroate tejkalon 0.35 përqind, ata do të marrin një mandat të rezervuar.

Të lidhura

None found

Nëse listat shqiptare arrijnë edhe 0.7 përqind, rezultatet e tyre do të mblidhen dhe do të arrijnë tre, ndërkohë që në këtë moment ata do të kanë 2.6 përqind dhe dy mandate. Në zgjedhjet e fundit shqiptarët kishin fituar vetëm një mandat.

Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi më parë se 75.9 votues të regjistruar ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.
Qytetarët votuan në 1,217 vendvotime për njërën nga 11 listat zgjedhore. 540,026 qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme.


Shtuar 30.08.2020 20:22