Skuadra e Barcelonës është duke pasur një krizë tejet të madhe brenda ekipit që nga humbja turpëruese kundër Bayern Munchenit.
Pas shkarkimit të trajnerit dhe drejtorit sportiv, ardhja e Roland Koeman në postin e trajnerit nuk e ka rregulluar aspak gjendjen brenda ekipit.
Lionel Messi po kërkon largimin nga klubi katalunas. Pas tij, largimin e ka kërkuar edhe uruguaiani, Luis Suarez.
Sipas “Ovacion” ai dëshiron kalimin tek ekipi i Juventus. Sulmuesi nga Uruguai beson se do të shkëlqej në Serie A./